Shembet pallati 8 katësh, alarmohen banorët

0
140

Pasditen e së mërkurës, një pallat 8 katësh është shembur në lagjen Kartal të Stambollit në Turqi.

Duke iu referuar informacioneve paraprake, policia konfirmon se kanë vdekur dy persona, ndërsa 3 të tjerë të plagosur.

Sajaq, autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa një gjykatë në Stamboll ka lëshuar një urdhër që ua ndalon mediave transmetimin e lajmeve në lidhje me numrin e viktimave deri në një njoftim të dytë.

Kryeplaku i zonës, Zeki Zag, tha se pallati përbëhej nga 14 apartamente. “Poshtë ka një punishte tekstili. Me sa informacion kemi ne punishtja ishte bosh në momentin e shembjes. Edhe shtëpitë nuk ishin me shumë njerëz duke qenë se ishte kohë pune”, tha ai. Por disa banorë të zonës i thanë policisë se në punishte ndodheshin 15-20 punonjës në momentin që ndërtesa u shemb rreth orës 16:00.

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Kartalit në 14 hyrjet e pallatit jetonin 43 persona, por nuk dihet ende se sa prej tyre ishin në ndërtesë në momentin e shembjes. Dëshmitarët okularë thanë për agjencinë “DHA” se në momentin e shembjes është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se nën rrënoja ndodhen shumë të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, ambulanca dhe forcat e kërkim shpëtimit të mbështetura me makineri të rënda. Në një garë me kohën po punohet për nxjerrjen e personave nën rrënoja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here