Vdes aktorja e famshme…

0
113

Julie Adams, aktorja e famshme që luajti filmin Creature from the Black Lagoon, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Filmi i vitit 1954 frymëzoi fituesin e çmimit Oskar të vitit të kaluar, The Shape of Water, me regjisor Guillermo del Toro, i cili i bëri homazh Adams në Twitter.

“Mbaj zi për vdekjen e Julie Adams. Më dhemb në një vend të thellë në trupin tim, ku monstrat notojë,”-shkroi ai.

Adams  vdiq mëngjesin e së dielës në Los Angeles, konfirmoi djali i saj  Mitch Danton për The Hollywood Reporter.

Ajo ka luajtur gjithashtu rolin e agjentes së pasurisë ‘Murder, She Wrote’  midis viteve 1987 dhe 1993.

Adams ishte pjesë e shfaqjeve të mëdha televizive si  The Jimmy Stewart Show në vitin 1970, ku luajti rolin e gruas së Stewart dhe në filmin Perry Mason.

aktorja gjithashtu luajti përballë Elvis Presley në Tickle Me (1965) dhe kishte role në The Last Movie (1971) me Dennis Hopper dhe McQ me John Wayne (1974).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here