Video/ Deputeti arrestohet brenda Parlamentit! U përpoq të ikte, publikohen pamjet

0
113

Politikani 32 vjeçar u përpoq të ikte, por u urdhërua nga kryetarja që të kthehej në zyrën e tij me një “zë të akullt”, sipas dëshmitarëve. Ai u pajtua me urdhrin dhe nuk pranoi mundësinë për të shkruar paraprakisht në shtëpi.

Forcat më të rëndësishme të zbatimit të ligjit të Rusisë, prokurori i përgjithshëm dhe kreu i Komisionit Hetimor, hynë në Parlamentin rus të mërkurën, duke arrestuar senatorin më të ri të vendit, Rauf Arashukov.

Mbetet e paqartë se pse ai nuk përdori të drejtën ligjore për të mbrojtur veten. Më vonë, gjatë marrjes në pyetje, Arashukovi ngriti pretendimet se nuk flet shumë mirë gjuhën ruse dhe kërkoi një përkthyese.

Mediat ruse i kanë dhënë jehonë të gjerë lajmit të arrestimit të tij, ndërsa kanë publikuar momentet kur ai ishte me pranga në duar.

Arrestimi ndodhi kur po zhvillohej seanca e heqjes së imunitetit nga deputetët.

Arashukov dyshohet të ketë orkestruar vrasjet e dy personave të profilit të lartë në rajonin Karachaevo-Cherkessiya, në vitin 2010.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here