Kreu i PD-së Lulzim Basha, kërkoi nga qyterarët që t’i bashkohen protestave për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i dhënë fund aferave korruptive të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i PD-së Lulzim Basha i pranishëm në ditën e 89 të protestës së banorëve të Astirit, tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vendin në burgun 313.
“Trafikantit, mikut të Erion Veliajt dhe Taulant Ballës. Asnjë përgjegjës se shteti ka rënë, Edi rama dhe qeveria ka braktisur qytetarët. I dhunojnë i tallin i përbuzin, në këtë situatë opozita ka shteruar pozicionin e saj. Ndërkohë që jemi këtu Bashkia e Tiranës po bën dy akte korruptive, një të shembjes së drejtësisë së policisë, një tjetër dhënia me koncension e parkimit. E gjitha kjo bëhet për të zhvatur qytetarët, ndaj ju kërkoj të na bashkoheni për të mbrojtur xhepat tuaj. Shumë shpejt do të japin llogari, këtij, mali, abuzimi, këtij mali të vjedhjes së poshtërimit,. T’i japim një grusht në zemër pushtetit të ramës dhe ta shtrijmë për dhe. T’ia kthejmë qeverinë shqiptarëve me 16 shkurt”, u shpreh ai.