Rektorati tenton në çdo formë që t’i pengojë studentët. Fik kaldajat, studentët e ngujuar përfundojnë në spital…

0
101

Në kushte të vështira, studentët e Shkodrës vijojnë të protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre themelore, ndër të cilat është ajo e uljes së tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në konvikte apo dhe anulimi i ligjit për arsimin e lartë.

Krahas bojkotit total, studentët kanë vendosur të ngujohen në fakultetet përkatëse, por ndërsa ata janë ngujuar dhe bojkotojnë, rektorati i Universiteti të Shkodrës, po tenton në çdo formë që t’i pengojë ata.

Studentët e Shkodrës akuzojnë rektoratin se i ka kyçur brenda duke mos lejuar kështu që studentë të tjerë t’i bashkohen studentëve të ngujuar, ndërkohë disa prej studentëve kanë përfunduar në spital.

Studentët thonë se ndonëse janë ngujuar prej një jave në ambientet e Rektoratit, atyre nuk u janë ndezur kaldajat dhe kanë filluar të sëmuren për shkak të temperaturave të ulëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here