Gent Strazimiri: “Zëri i Amerikës” na tregoi se në ç’gjiriz jetojmë, me ç’fekale gostisin miletin në çdo studio televizive natë për natë!

0
159

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka komentuar në rrjetin social facebook ngjarjen e bujshme të përgjimeve që tregonin lidhjet e zyrtarëve politikë me krimin.

Komenti i plotë:

Qeveria “Nr.339/1” !!!
“Zëri i Amerikës” dëshmoi sot ilegjitimitetin e qeverisë aktuale, e cila është në pushtet, vetëm për shkak të parave dhe influencave kriminale të organizatave mafioze, realizuar përmes një skeme kriminale të mirëpërgatitur, të mirëmenduar dhe mirërealizuar!
“Zëri i Amerikës” gjithashtu dëshmoi se prokuroria shqiptare ka prova të pakundërshtueshme, për të arrestuar e nxjerrë para ligjit organizatën politiko-kriminale dhunuese të votës së shqiptarëve, dhe nuk vepron me vetëdije të plotë kriminale!
“Zëri i Amerikës” solli sot provat proceduriale se si qeveria përdori mafian për të manipuluar zgjedhësit përmes parave, favoreve dhe shantazheve në të paktën 4 qarqe, të cilat në total japin 59 nga 140 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Shqipërisë!
“Zëri i Amerikës” sot zhbëri çdo “analizë politike” të “analistëve”, “politologëve”, “opinionistëve” me dhe pa parti, mbi performancën e “alternativave” në raport me “rezultatin” e zgjedhjeve dhe “vullnetin e shqiptarëve”…
Me një fjalë, “Zëri i Amerikës” sot na tregoi se në ç’gjiriz jetojmë, me ç’të pëgërë mbi kokë e me ç’fekale gostisin miletin në çdo studio televizive natë për natë!!!
“Zëri i Amerikës” sot rikonfirmoi në çdo gërmë denoncimet e bëra nga opozita çdo ditë që ka fal Zoti, që nga dita 0 e këtij regjimi!
KAQË!!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here