‘Ndërtimi pa kriter i Hec-eve.’ Robert Delija: Nuk mund të pranojmë “privatizimin” nga kompanitë e oligarkëve

0
7

Ndërtimet pa kriter të Hece-ve, kanë shaktuar reagime të shumta, deri në protesta, nga qytetarë dhe përfaqësues politik për mbrojtjen e tyre. 

Një reagim ka ardhur dhe nga i riu Robert Delija, i cili është dhe një nga pjestarët e grupit të “ Djemve të Aventurave”  grup i cili ka zgjedhur “vlogun” si një nga mënyrat për promovimin e pasurive dhe perlave të natyrës shqiptare. Në rrjetin social facebook, Delija, shkruan se bukuritë dhe pasuritë tona natyrore duhen mbrojtur me çdo kusht dhe duhen mbajtur larg ndërtimit të HEC-eve dhe guroreve.

Postimi i Delija:

Projektet e qeverisë për ndërtimin e HEC-eve në luginat e Vjosës, Osumit dhe Zagorisë duhen anulluar menjëherë. Bukuritë dhe pasuritë tona natyrore duhen mbrojtur me çdo kusht dhe duhen mbajtur larg ndërtimit të HEC-eve dhe guroreve. Perlat tona natyrore kanë mbijetuar prej vitesh dhe janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në Europë, pavarësisht se infrastruktura është zero dhe promovimi i këtyre vendeve ka qenë inekzistent deri tani.  Kështu që për ne është detyrim moral ti mbajmë larg betonizimit dhe shkatërrimit rilindas. Kurrsesi nuk mund të pranojmë që këto asete natyrore të “privatizohen” nga kompanitë e oligarkëve.7

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here