‘Për herë të parë’/ Vasili nxjerr bisedën e Ramës për 17 majin. ‘Plehrat e PD-së të dalin jashtë’

0
107

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Beti Njuma, kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se plani i Ramës ishte që PD të qëndronte jashtë parlamentit.

Vasili për herë të parë ka zbuluar një bisedë të kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e 17 majit më Bashën.

Vasili: Marrëveshja e 17 majit, unë kam qenë protagonist si kryetar i LSI, siguroi një gjë të rëndësishme që është më shumë e rëndësishme sesa rezultati elektoral i radhës që këtë herë ishte tërësisht i manipuluar. Unë nuk i kam njohur ato zgjedhje si kryetar i LSI, për shkak të atyre zgjedhjeve nuk e gjeta të udhëz të vazhdojë të drejtoja LSI, pasi 25% e votave u shitën dhe u blenë. Por ajo marrëveshje bëri që PD të hyntë në zgjedhje, pasi plani i Edi Ramës, të cilën e kam të konfirmuar personalisht ka qenë që PD të rrinte jashtë zgjedhjeve dhe të kishte vetëm një Parlament ku PS të kishte 110 deputetët, një 30-40 do ti kishte LSI, për të cilën ne na është ofruar kjo lumturi e madhe që ju do keni 30-40 deputetë, por rëndësi që ata plehrat (ishte fjala për PD) të dalin jashtë, kjo ka qenë edhe gjuha e Edi Ramës, në planin e komunikimit të drejtpërdrejtë. Nuk i kam zbuluar më parë këto biseda. Për mua ajo marrëveshje përtej çdo rezultati për mua bëri gjënë më kryesore që rifuti PD në zgjedhje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here