Xhixho: Shqiptarët do të japin një mesazh të qartë kundër qeverisë më 16 shkurt

0
130

Slogani kryesor i opozitës për këto protesta pritet të jetë: “Poshtë qeveria e krimit!”. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, ka folur në një intervistë për VizionPlus, për nismën më të fundit të opozitës. 

Më poshtë intervista e plotë e nënkryetares Erisa Xhixho të dhënë për edicionin qendror në Vizion Plus;

Protestat është vendosur që të nisin me 16 shkurt për çfarë po përgatitet LSI-ja?

Kjo është një vendimarrje e tryezës së opozitës së bashkuar ne kemi qenë gjatë gjithë kohës pro daljes në ballë të protestave të opozitës nëse deri më dje kaë qenë qytetarët ne i kemi mbështetur, tek Unaza e Re studentët, apo minatorët naftëtarët, shumë grupe interesi, biznes i vogël mendoj se roli i opozitës në këtë moment pas shumë skandaleve pas një rruge antikushtetuese që tashmë ka zgjedhur z.Rama. Pas një rruge të kriminalitetit dhe të gjithë zullumeve që ka kjo qeveri mendoj që sidomos në situatën ekonomike që është vendi sot besoj se të gjithë e mbajnë mend premtimin e 300 mijë vendeve të reja të punës, por sot të gjithë të dhënat flasin se mbi 400 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Sot flasim për premtimin që u bë për TVSH për çmimet e shportës, por ai nuk u mbaj, ka një sërë arsyesh që qytetarët duhet të dalin në protest që nga 4 shkurti, por që do të kulmojnë dhe do të jetë një organizim shumë i madh me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në rrethet e vendit, dhe do të ketë kulmin me 16 shkurt në sheshin Skëndërbe, për të dhënë një mesazh shumë të qartë se kjo qeveri tashmë e ka humbur besimin e qytetarëve për të qeverisur dhe kërkohet kalimi në një qeveri kalimtare për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të çuar para procesin e integrimit Evropian.

Ju po thoni se me 16 shkurt në Sheshin Skëndërbe, ka një koiçidencë përse kjo datë, dy vjet më parë në fakt opozita e filloi protestën pra kohën e çadrës në shkurt.

Për mua nuk ka asnjë lloj rëndësi data është një datë që është përzgjedhur si më e pështatshmja nga e gjithë fronti opozitar, por e rëndësishme është që qytetarët të kenë një hapësirë dhe opozita të marrë të gjithë përfgjegjësistë e saj që në të gjithë këto vite të denoncimeve të dhënies së alternativës, gjithashtu të një qeveri e cila nuk po i jep më shpresë vendit për të jetuar këtu por gjithmonë e më shumë po e ul atë. Kam parasysh protestën e studentëve që gjithmonë anatimohej opozita që fliste për varfërinë për arsye politike etj, protesta e studentëve është një shfaqje e qartë se si familjet shqiptare kanë një varfëri të tejskajshme dhe për daljen e kësaj varfërie patjetër që ka nevojë për një ndryshim të qeverisë.

Çmund të themi për reformën zgjedhore, është ende në një rrugë pa krye, PS dhe PD nuk po ulen. Çfarë qëndrimi ka opozita në lidhje me këtë reformë?

Padyshim është një ndër reformat më të rëndësishme, është një ndër kriteret e hapjes së negociatave për zgjedhje të ndershme dhe të lira, vijmë nga një process zgjedhor  të 2017-ës ku vetë raporti i OSBE-Odir dhe i këshillit të Evropës evidenton fenomenin e shitblerjes së votës, si një nga fenomenet që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve. Tashmë i është dhënë një muaj shtetsë komisionit të reformës zgjedhore për të diskutuar të gjitha alternativat dhe për të dalë me një reformë shumë gjithpërfshirëse.

Opozita nuk po merr më pjesë në këtë proces, e ka linjë të bojkotit?

Nuk mendoj  një gjë të tillë, opozita është aty për ti diskutuar dhe nuk mund të pranojmë asnjë draft konkluzionesh që mund të ketë dalë PS-ja sot sepse është I njëanshëm. Aty është institucioni aty është komisioni që të diskutohen të gjithë variantet dhe çdo vendimarrje është konsensuale sepse edhe ndërkombëtaret kërkojnë një reform gjithpërfshirëse zgjedhore që të kalojë më pas në parlament.

A ka ndonjë koment LSI-ja për kalimin apo delegimin e funksioneve të ministrit të Jashtëm nga kryeministri tek zv-ministri i Jashtëm?

Këtu duhet të jemi të qartë dhe të lëmë mënjanë tifot politike, flasim për kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, flasim për një moment kur ministri përkatës z.Rama ka bërë një betim përpara kushtetutës përpara presidentit të republikës dhe nga ana kushtetuese ai është dekretuar në mënyrë nominale si emër në krye të ministrisë. Në këtë moment ky është një kopetencë kushtetuese që në asnjë mënyrë nuk mund të delegohet.

Juristët thonë se një ministër mund të delegojë tek zv.ministri për një mënyrë të përkohshme kopetencat.

Edhe unë jam juriste dhe me shumë përgjegjësi mund të them se Kushtetuta e thotë shumë qartë se ministri është një organ dhe është një kopetencë kushtetuese e cila nuk mund të delegohet në atë shfaqje shumë të shëmtuar që është bërë sot nga Rama e paprecedentë dhe në shkelje totale të kushtetutës. Padyshim që disa detyra të ministrisë padyshim që mund ti delegohen, kopetenca të caktuara kur ministri nuk është present në disa takime mund të shkojë zv-ministri por jo në mënyrë kategorike siç e bëri z.Rama që të gjithë kopetencat ja delegoi në mënyrë antikushtetuese dhe në mënyrë të paprecedentë Cakajt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here