Zbardhen detaje të reja nga tritoli që shpërtheu në një automjet në rrugën ‘Belul Hatibi’ në kryeqytet mbrëmjen e kaluar.
Makina tip ‘Benz ML’ me targa AA 441 OO është në pronësi të Dervish Hasit me profesion mjek kardiokirurg në një spital privat.
Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në parkim, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Dëmtime kanë pësuar edhe makinat e tjera të parkuara aty pranë. Pista që po hetohet nga policia është ajo për shkak të profesionit.