Një ide për ish pronarët nga Besa e Arsimit

0
114

Nga Albano Zhapaj

Interesante dhe për tu mbështetur kjo idea e ministreshës së arsimit znj. Besa, për të verifikuar plagjaturat e pedagogëve, meqënëse, sipas saj, ka ardhur si kërkesë nga studentët. Më pëlqen idea, është demokratike në thelb.

Përse qeveria detyron pronarët që për vjedhjen apo tjetërsimin e tokës ti drejtohen gjykatës, edhe pse e denoncojnë vjedhësin me emër e mbiemër, kurse studentëve ua plotëson kërkesën e ngjashme a priori???

Mire do ishte që këtë ministreshën, kur të mbarojë këtë proces, ta trasferonin tek kthimi dhe kompesimi i pronave, meqënëse aty ish pronarët kanë 28 vjet që kërkojnë verifikimin e pronave të tyre origjinale që natyrisht ju janë tjetërsuar (plagjaturë toke me pak fjalë).

Uroj që ish pronarët ta lexojnë këtë mesazh dhe ta përdorin si precedent të një standardi që po vendos qeveria.

Falënderojmë Besën e Kosovës që po zgjon nga gjumi qeverinë me ide që zgjidh edhe problemin e pronave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here