Sulmuesi i Liverpool-it ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve me paraqitjet e tij spektakolare, ndërsa veprimi i fundit mund të konsiderohet si gjetje. Egjiptiani ka fshirë llogaritë e tij në rrjetet sociale për shkak të një fushate tregtare, veprim që ka tërhequr jo pak vëmendjen e adhuruesve të tij.
“2019 Rezoluta: Koha për të hyrë në kontakt, me të vërtetë “, shkruante lojtari, para se të fshinte llogaritë e tij, por sipas Yalla Kora mungesa e tij në mediat sociale nuk do të zgjasë gjatë.
Pak kohë më parë Salah arriti në kuotën e 50 golave në Premier League, duke ndihmuar Liverpool të kryesojë kampionatin me 4 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.