Vazhdon protesta, ngujohen edhe studentët e…

0
108

Pas studentëve të Tiranës dhe atyre të Elbasanit edhe ato të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë nisur ngujimin.

Ata janë mbledhur në Fakultetin Ekonomik duke u ngujuar brenda godinës në shenjë përshkallëzimi të protestës së tyre pasi ende nuk kanë marrë një konfirmim nga qeveria për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Ata shprehen se janë të vendosur për vijimin e protestave dhe bojkotimit të mësimit deri në plotësimin e të gjithave kërkesave nga qeveria.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme studentët në Fakultetin Histori-Filologji kanë marrë një mbështetje të fuqishme dhe nga ana e pedagogëve , të cilët kanë nisur një grevë njëditore. Në një intervistë për Fax News, pedagogu dhe kreu i departamentit të gazetarisë Mark Marku u shpreh se kryeministri Rama bëhet qesharak, kur kërkon që të mbyllë protestën me urdhër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here