Ish-ministri socialist ja plas Veliajt: Arrogant, sjellje çnjerëzore me banorët e “Astirit”

0
127

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, është treguar i ashpër ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Një arrogant. E shoh te numri i gjobave, te sjellja çnerëzore e Policisë Bashkiake që i merr ato perimet fshatarëve që i kanë mbjellë me mund, shprehet Malaj.

Në një intervistë në Report TV përballë gazetarit Ilir Babaramo, Malaj veçoi numrin e madh të gjobave që vendosin bashkiakët, projektin te “Astiri” për shembjen e dhjetra banesave dhe sekuestrimet e mallrave të shitësve ambulantë.

Deklarata e Malajt për Veliajn:

“Është arrogant. E shoh te numri i gjobave, te sjellja çnerëzore e Policisë Bashkiake që i merr ato perimet fshatarëve që i kanë mbjellë me mund. Te Astiri, ku është parë kjo që në mes të dimrit ti ndërmerr këtë që i nxjerr në rrugë? Këto janë pasoja psikologjike që ti lë te prindërit dhe trashëgohen te fëmijët. Është bërë një debat i madh. Çfarë qëndrimi do të mbajnë për ndërtesat informale në Shqipëri. Varianti i parë ishte prishje shtëpish dhe urbanizimi i infrastukturës. Kosto ishte shumë e madhe, e dyta që ishte shqetësuese, filluan ata të vegjlit në administratë që bëjnë korrupsion, filluan të kërkojnë lekë “ne do ta kalojmë” e kështu. Ndaj ne morëm atë vendimin. Në këtë aspekt është çnjerëzore, që të rrish në zyrë dhe të shikosh që qoftë edhe 100 banorë protestojnë natë e ditë. Kur je çnjerëzor je dhe i korruptuar.” Qendrim i Arben Malaj për Erion Veliajn

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here