Ideja Thaçi-Vuçiç-Rama, Presidenti malazez kundër idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

0
145

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç sot përsëriti qëndrimin e tij kundër idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë nga presidentët e të dy vendeve dhe bëri thirrje për një zgjidhje që do të kontribuonte në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe jo në të kundërtën. Ky njoftim i qëndrimit të kreut të shtetit malazez u bë publik nga media vendase.

Deklarata e Gjukanoviç u bë gjatë vizitës zyrtare të Metës në Mal të Zi, ku kujtojmë se Presidenti shqiptar ka shprehur me kohë kundërshtinë e tij për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë duke theksuar më parë se : “ çdo ide për shkëmbim territoresh ngado që vjen, sido që të vijë, krijon vetëm shqetësime dhe rreziqe të reja në Ballkan”.

 

Kujtojme se kete ide e kane shprehur Presidenti Thaçi si edhe me miratimin e Presidentit te Serbise Vuçiç. Nderkohe kryeministri shqiptar gjithnje ka qendruar ne heshtje, por duke shprehur mbeshtetje te forte per Hashim Thaçin kur klasa politike ne Kosove si edhe ajo ne Shqiperi e sulmoi ate per kete ide te cilesuar antikombetare. Nderkohe nga qarqe brenda e jashte vendit, Rama perflitet si pjese e ketij skenari, me regjisor Soros, i cili prej kohesh ka intensifikuar kontaktet permes djalit te tij Soros junior me Ramen, Thaçin e Vuçiç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here