Salianji flet pas shkrirjes së postit: Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top unë…

0
95

Ervin Salianji nuk do të jetë më sekretar i Aksionit Qytetar në PD, kjo pasi kreu i PD-së Lulzim Basha vendosi ta shkrijë këtë post. Këshilli Kombëtar zgjodhi sot strukturat e reja brenda PD.

Në një reagim për mediat jashtë PD-së, Salianji theksoi se nuk ka rëndësi posti dhe se nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, duke u fokusuar tek protestat.

“Në politikë disa luajnë me zemër, disa me lojë pa top, unë luaj me zemër dhe mendje tek demokratët.

Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar!
Sot lajmi nuk është ekipi por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes.
Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Thashë dhe që nuk duhen funksione për të dhënë kontribut, jap dhe si anëtar i thjeshtë”, deklaroi Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here