Prokuroria e Krimeve të Rënda: Shtyhen hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

0
92

Për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, hetimet do të shtyhen edhe me tre muaj. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin skadoi dje më 17 janar.

Shkak për shtyrjen e hetimeve, mesipas Prokurorisë vjen për disa veprime të tjera hetimore. Prokuroria deklaron se pritet përgjigjja për ndihmë juridike nga Mali i Zi dhe përkthimi i akteve të marra nga Italia.

Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afat e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.

Në 12 Maj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahiri, vendim i cili u prish nga Gjykata e Apelit dy javë më vonë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here