Kërpaçi: Ky kryeminister që guxon dhe tallet me studentet, do te kete nje fund te tmerrshem…

0
129

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka komentuar deklarat e Kryeministrit Edi Rama për studentët. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se Rama mashtron kur thotë se do punësohen studentët ekselentë. Thirrja e kyetares së LRI-së, është se shqiptarët duhen të bashkohen për të larguar Edi Ramën. ”Varfëria, mjerimi qe jetojne familjet Shqiptare, arsimi i dobet, shendetesia pa standarde, largimi masiv i qytetarëve duhet të marri fund! Jam dakort me studentët, që me të drejte sot ju priten me parrullën: Edi Rama je qesharak! Plotëso 8 kerkesat! Fundit yt po vjen! Protesta dhe revolta e të rinjve dhe qytetarëve Shqiptare, është e vetmja zgjidhje për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë”,-shkruan Kërpaçi.

Postimi i plotë

Edi Rama dhe qeveria e tij prej 45 ditesh kane treguar qe jane kunder studenteve! Ky kryeminister qe guxon dhe tallet me studentet, do te kete nje fund te tmerrshem qe do ta marri nga studentet dhe qytetaret e lire te vendit tone!

Konviktet 3D dhe mashtrimet e punesimit te studenteve ekselente, jane si mashtrimet per 300.000 vendet e punes dhe shendetesia falas! 140.000 studente kane bojkotuar mesimin dhe jane te vendosur deri ne realizimin e 8 kerkesave!

Largimi i Edi Rames eshte e vetmja zgjidhje per te cliruar vendin tone nga kjo e keqe qe e ka mberthyer dhe per te hapur nje kapitull te ri zhvillimi dhe progresi per familjet tona!

Boll me! Varferia, mjerimi qe jetojne familjet Shqiptare, arsimi i dobet, shendetesia pa standarde, largimi masiv i qytetareve duhet te marri fund! Jam dakort me studentet, qe me te drejte sot ju priten me parrullen: Edi Rama je qesharak! Ploteso 8 kerkesat!

Fundit yt po vjen! Protesta dhe revolta e te rinjve dhe qytetareve Shqiptare, eshte e vetmja zgjidhje per ta bere Shqiperine shtepine tone!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here