Burj Al Babas, në rajonin verior turk të Bolu, ka mbetur i pabanuar dhe pamjet nga lart të japin përshtypjen e një qyteti fantazmë.
Shtëpitë përrallore janë bërë një makth për projektuesit dhe ndërtuesit e grupit Sarot, të cilët pas shpenzimeve të mëdha dhe banesave të pa shitura kanë shpallur falimentin.
Të realizuara në stilin neo-gotik, në një ish luginë me pisha, banesat kushtojnë rreth 400 mijë euro secila, por për shkak të krizës nuk është shitur asnjëra prej tyre.