Rama e kthen Teatrin Kombëtar në zyra imobiliare

0
119

Njoftimi i ri

Rama e kthen Teatrin Kombëtar në zyra imobiliare

 

 

Teatri Kombëtar prej datës 10 janar do të kryejë rolin e koordinatorit për menaxhimin e kalendarit të aktiviteteve artistike dhe dhënieve me qira. Ky është njoftimi i mbërritur në adresën e emalive nga Teatri Kombëtar, godina e të cilit në qendër të Tiranës tashmë është boshatisur dhe pritet të ekzekutohet ligji fatal i Ramës për shembjen e tij.

Tani, duket si “fantazmë” emri i TK kur s’ka asnjë lidhje me godinën, teatrin e aq më pak skenën. Një llogjike sureale që mban në këmbë vetëm emrin, por asgjë të mbetur nga materializmi i ashtuquajtur fizik ashtu sicc do duhej të funksionte një teatër klasik.

Ja si vjen njoftimi: “Teatri Kombëtar ju bën me dije se prej datës 10.01.2019  do të ushtrojë rolin e koordinatorit për menaxhimin e kalendarit të aktiviteteve artistike dhe dhënien me qëra të sallave/ambienteve në Qendrën Kombëtare Kulturore Skena e Re, “arTurbina””.

Dhe në këtë rast, thirrja për të interesuarit për të aplikuar sugjeron edhe formatin për të kontaktuar me “Teatrin kombëtar” fantazmë, në zyra apo email…dhe si për ccdo aktivitet tregtar kriteret dihet cilat janë!! Përmbyllja e këtij njoftimi vjen akoma më me pafytyrësi deri në injorimin e një institucion themeltar, të prekshme që duhej të ruante së paku autoritetin e tij: “Prioritet në kalendarin artistik tek Skena e Re arTurbina do të kenë produksionet e Teatrit Kombëtar, Institucionet e tjera publike të artit dhe kulturës si dhe aktivitet teatrore  të skenës së pavarur”.

Si duket kjo është apriori fushta e fundit që vjen nga qeveria për ekzistencën e Teatrit Kombëtar. Transferimi “i emaileve” në dhomat e arTurbinës, nuk ngjanë me gjë tjetër veccse me dhomat e zhveshjes së sportistëve, duke degjenruar dhe pjesën e fundit klasike të trashëgimisë.

Prej shkurtit të kaluar, një grusht njerëzish bëjnë rezistencë në oborrin fizik të Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e tij. Në dimër, verë – stinat ekstreme të motit, – këta njerëz, mes tyre dhe aktorë e aktivistë, kanë krijuar modelin e rezistencës pa memo, por në këmbë, mu në këmbë të Teatrit.

Godina e Teatrit Kombëtar është historia më e shëmtuar që ka ndodhur në këtë vend prej 30 vitesh, përballë politikbërësve në këtë shtet.

Duke kujtuar stinën e dimrit në vitet ’99 dhe 2000 kur u krijua e para lëvizje kundër Ramës, si ministër i atëhershëm i kulturës, për ligjin për Teatrin, shumëkush kishte të qartë pikërisht zhvendosjen e godinës (atëhere përfolur në sarajet e Kinostudios). Kjo ishte lehtësisht e parashikueshme duke kujtuar se pas kësaj zhvendosjeje do vinte zhdukja e fuqisë që ka, qoftë vetëm si emër, fjala Teatri Kombëtar. Në atë kohë rezistenca, deri në grevë urie, e dha rezultatin: tërheqjen e ligjit, dhe vendimit për të mos e kthyer Teatrin në një kompani teatrore.

Në zyrat e artistëve që mbajtën grevën e urisë telefonatat që bëheshin në emër të Ramës ishin kërcënuese dhe perverse për t’i detyruar ata të hiqnin dorë.

Kjo betejë u fitua prej artistëve në atë kohë, por jo, për Teatrin Kombëtar kur po i jepet dora finale, drejt zhdukjes. Arsyeja? Politika, ajo soj që ngriti dhe risolli Ramës në një nga pikat më të larta, atë të kryeministrit bashkë me rrezikun e shkatërrimit të mjaft vlerave e pasurisë kombëtare që kemi. Nëse, ndaj këtij rreziku nuk vjen përgjigja e rezistencës së atyre pak njerëzve që ndajnë jetën si aktivistë prej shkurtit të kaluar nuk krijon mbështetje në një masë më të gjerë, ikja e Ramës nga pushteti do ishte e keqja më e vogël.

Konteksti që po i japin Teatrit Kombëtar, tanimë si emërtim fantazmë pa selinë e tij klasike, ashtu sicc nderon ccdo vend, kulturën e trashëguar, është përcaktimi i tij më fatal qysh prej hedhjes së themeleve, si një konstitucion kulturor. Është absurde kjo lëvizja e fundit, ajo e njoftimit të ri, për t’i dhënë tani Teatrit Kombëtar, statusin e një agjencie imobiliare: zyra për dhënie me qera.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here