Janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së, ndërsa sot, akuza është duke u pyetur drejtori i këtij institucioni.
Qëndro do të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, në Unazën e Re, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.
KALLËZIMI PËR DH ALBANIA
ARRSH në datën 12 dhjetor të vitit të kaluar ka kallëzuar penalisht kompaninë në Prokurorinë e Tiranës.
Në shkresën drejtuar organit të akuzës nënvizohen dy akuza për “DH Albania, konkretisht falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim. ARRSH i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”.