ISHP i bën thirrje: Vetëm në 15 ditë konfirmohen 15 raste me fruth…

0
100

Në 15 ditëshin e parë të muajit janar janë konfirmuar 15 raste me fruth.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se “Nga rastet e konfirmuara në laboratorin e këtij institucioni, pjesa më e madhe e rasteve i përkasin grupmoshës nën 2 vjeç”.

ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, sepse është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur komplikacionet që vijnë prej tij.

“Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritjen e rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më e rëndësishmë vaksinimi i fëmijëve për të parandaluar përhapjen e fruthit”, informon ISHP.

Masat e ndërrmara nga ISHP për mbrojtjen nga epidemia e Fruthit:

–       Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

–       Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror.

–       Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

–       Vaksinim i personelit.

–       Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

–       Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

–       Vendosja e survejancës aktive në nivel kombëtar.

–       Trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here