Thursday, March 28, 2024
Home Sociale Studimi vërteton: Burrat janë më shumë delikatë

Studimi vërteton: Burrat janë më shumë delikatë

0
96

 Studimi kanadez nga Universiteti ”McGill” dhe Universiteti i Torontos, që u botua në ‘’Current Biology’’, vërteton se gratë janë më pak të nënshtruara ndaj stresit.

Analiza theksoi dallimet mes gjinive, ku rezultoi se si meshkujt kujtojnë përvojat e mëparshme të dhimbshme në mënyrë më të qartë dhe ishin më të ndjeshëm kur u kthyen në vendin ku kishin jetuar të njëjtin moment të mëparshëm negativ.

Ndërsa kjo dukuri nuk u shfaq në mesin e femrave.

”Kjo potencialisht mund të ndihmojë në zbulimin e trajtimeve të reja për format kronike të dhimbjes”, thuhet në studim.

“Ne vendosëm të bëjmë një eksperiment me dhimbjen mbi ndjeshmërinë tek minjtë dhe gjetëm këto dallime të habitshme në nivelet e stresit në mesin e minjve meshkuj dhe femra”, thotë Jeffrey Mogil, një nga kërkuesit e studimit.

‘’Më  pas vendosëm të shtrijmë eksperimentin edhe tek njerëzit për të parë nëse rezultatet ishin të ngjashme, dhe mbetëm të tronditur kur pamë se u vunë re të njëjtat dallime’’, shtoi ai./ATA/

/Ora News.tv/

Tags

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here