Studentët e ngujuar i këndojnë Ramës: Edi Rama rri mendueshëm be-be-ba, pse më sheh ashtu trishtueshëm…

0
104

Studentët e Universitetit të Durrësit, janë ngujuar brenda godinës duke bojkotuar mësimin dhe duke vijuar protestën ashtu si studentët e universiteteve të Tiranës.

Ata kanë vendosur që të qëndrojnë brenda gjatë gjithë natës, ndërsa në ngujimin e tyre i kanë kushtuar edhe një këngë Edi Ramës.

Edi Rama rri mendueshëm be-be-ba

Pse më sheh ashtu trishtueshëm be-be-ba

Eja lozim bashkë në arë, tring-tring-tring

Unë mbledh lule, ti ha bar, tring-tring-tring

Studentët e Durrësit u ngujuan mëngjesin e sotëm duke iu bashkuar formës së protestës së zgjedhur nga studentët e Tiranës.

Prej ditësh, studentët e Drejtësisë, ata të Ekonomikut dhe Inxhinierisë janë ngujuar brenda godinave të fakulteteve respektive duke vijuar bojkotin e mësimit deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kanë denoncuar dhunën ndaj tyre prej policisë së shtetit dhe asaj private, që sipas tyre u ka bërë presion, i ka dhunuar dhe është përpjekur që t’i pengojë nga protesta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here