Shezai Rrokaj: Universiteti goditet në zemër e në asht!

0
146

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj dënon ashpër ndërhyrjen e policisë sot në Universitete duke dhunuar studentët.

Statusi:

Universiteti goditet në zemër e në asht!
E paprecedentë, a paparë ndonjëherë në vendet demokaratike prej vitit 1968 në Francë, që njihet si viti i të betejës heroike së studentëve për moslejimin e policisë në ambientet universitare. Që prej asaj kohe të gjitha ligjet universitare dhe statutet e ndalojnë policinë të futet pa lejën e titullarit. Po ky ligji ynë, që ju mbroni pa e njohur, nuk e ndan kë ka titullar, z. Kryeministër.
Ju sot e kapërcyet fillin e kuq. Cytët kambalet drejt strehëzës së lirisë për ta dhunuar. Dhunuat institucionin, ligjin, moralin social, dhunuat studentin. E detyruat pseudotitullarin tuaj të UT-së, administratorin, i cili, kinse për të mbrojtur objektet fizike, e thirri policinë që të dhunonte studentët. Ata studentë, të cilët nuk do të preknin asgjë sepse kjo është pasuria e tyre dhe se ata na dhanë edhe modelin si protestohet me pastrimin e rrugëve gjatë protestës.
Të nderuar studentë e kolegë! Pre e asaj dhune është secili prej nesh sot.

Fotografia e Shezai Rrokaj

Fotografia e Shezai Rrokaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here