Bashkia Skrapar, padi penale për Prefektin e Beratit Harrilla Dafa: Shpërdoroi detyrën

0
148

Bashkia e Skraparit ka bërë gati dhe do të depozitojë në organin e Prokurorisë padinë për shpërdorim detyre ndaj prefektit të qarkut Berat, Harrilla Dafa.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Bashkisë së Skraparit, të cilat kanë konfirmuar hartimin e padisë penale ndaj Prefektit të Beratit, i cili ka shkelur procedurat ligjore për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Burimet sqaruan se shkak i kësaj padie është veprimi antiligjor i Prefektit të Beratit, i cili në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore të zhvillimit të mbledhjeve të këshillit bashkiak, ka organizuar mbledhjen e këshillit bashkiak Skrapar, pa prezencën jo vetëm të Kryetarit të Bashkisë së Skraparit, por pa prezencën edhe të përfaqësuesve të kësaj bashkie. Në fakt, burimet bën të ditura, se mbledhja e këshillit bashkiak të datës 4 janar 2019 për buxhetin e bashkisë Skrapar, është thërritur nga Prefekti i Beratit Harrilla Dafa, vetëm me prezencën e këshilltarëve të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe vetë prefekti i Beratit Dafa, ndërkohë që ai ka insistuar për zhvillimin e mbledhjes, pavarësisht se ligji e thotë qartësisht se mbledhjen e thërret Kryetari i Bashkisw dhe prezenca e tij dhe e administratës bashkiake është e domosdoshme në diskutimet për buxhetin. Jo vetëm kaq, por në këtë mbledhje Këshilli, e cila më së shumti i ngjante mbledhjeve të organizatave të Rilindjes, janë marrë vendime tërësisht antiligjore, me karakter të theksuar të hakmarrjes politike. Mbledhja antiligjore e datës 4 Janar, me votat e këshilltarëve socialistë ka vendosur në mënyrë të paimagjinueshme shkurtimin drastik, në nivel 50% të buxhetit të Bashkisë së Skraparit. Kjo ka bërë që për shkak të këtij votimi antiligjor, 65% e stafit të administratës së Bashkisë së Skraparit të reduktohet dhe 148 punonjës të kësaj bashkie të flaken në rrugë. Ky veprim është urdhëruar dhe nga deputeti i rilindjes Adnor Shameti. Për këtë arsye, Bashkia e Skraparit ka bërë gati padinë penale ndaj Prefektit të Beratit, Dafa për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore.Top of Form

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here