Zbardhet drafti kundër plagjiaturave. Vet qeveria kopjon projektligjin nga Kodi Europian

0
93

Projektligji shqiptar për plagjiaturat është kopjuar nga Kodi Europian kundër Kopjimit. 13 nene të këtij projektligji kanë më shumë se 50 për qind të fjalive ose fjalëve të përdorura në mënyrë identike.

Pas një sërë publikimesh për plagjiaturat edhe të zyrtarëve të lartë të shtetit, ministrave apo edhe zëvendësministrave, vëmendja u rikthye të ligji për këto shkelje.

Javën e shkuar, Ora News transmetoi gjobat për vjedhjet e punimeve shkencore për pedagogët, të cilat shkonin deri në 3 milionë lekë.

Por, çfarë ndodh aktualisht me projektligjin e plagjiaturave?

Qeveria ka hartuar një draft“Për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, i cili parashikon luftimin dhe parandalimin e vjedhjeve në punimet shkencore.

Por ky projektligj në vetëvete është plagjiaturë, pasi pjesa më e madhe e neneve është kopjuar nga “Kodi Europian i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”.

Përkatësisht nga neni 8 deri te neni 21, projektligji përmban plagjiatura pasi më shumë se 50 për qind e fjalive ose fjalëve të përdorura janë identike në renditje dhe përdorim.

Kështu, kopjim ka në pikat kryesore në të cilat flitet për parimet e kërkimit shkencor.

Pikat janë të njëjta me ato të “Kodit Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor”, si garancia për cilësinë e kërkimit;  ndershmëria në zhvillimin dhe në komunikimin e rezultateve me transparencë; drejtësi dhe paanshmëri; respekti për kolegët dhe përgjegjësia shoqërore për kërkimin.

Ashtu si në këtë pikë, kopjimi është bërë edhe në shumë të tjera, si  praktikat e kërkimit shkencor, mjediset e kërkimit, trajnimi, mbikëqyrja apo edhe udhëheqja e punimit shkencor.

Kodi Evropian është nën administrimin e të drejtave të autorit që i zotëron ALLEA, organizata jofitimprurëse e të gjitha Akademive të Shkencave Evropiane, e cila në botimin e saj shprehet kategorikisht se rezervon të gjitha të drejtat mbi këtë dokument dhe kërkon që nëse merren pjesë të tij, në çdo rast duhen cituar se nga ku janë marrë.

Kësisoj, nuk dihet se sa i efektshëm do të jetë ky ligj, i cili në hartimin e tij ka marrë 50% të materialit nga një ligj tjetër.

/Ora News.tv/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here