Robben: Ndjehem mirë kur më kërkojnë skuadra të mëdha

Arjen Robben po luan sezonin e fundit me Bayern Munich, me “holandezin fluturues” që do të mbyll eksperiencën 10 vjeçare te bavarezët.

Dhe për këtë, 34 vjeçari ka ngjallur interesin e shumë skuadrave, ku bie në sy ajo e Seria A, Interi. Një interes që ka kënaqur edhe vetë lojtarin, i cili është shprehur:

“Ndjehem mirë kur shikoj se ka disa klube të interesuar për mua. Por siç thashë para merkatos së janarit, e ardhmja është ende e hapur. Jam krenar dhe i lumtur. Ne kemi qenë shumë të zënë në tre javët e fundit, veçanërisht babai im, i cili është agjenti im”. -pohoi Robben.

Te Bayern, Robben ka luajtur në 198 takime, duke shënuar 98 herë. Interes për Robben kanë shfaqur skuadra si Inter, PSV dhe Groningen.

/Ora News.tv/

 

Robben: Ndjehem mirë kur më kërkojnë skuadra të mëdha

Misteri i Mona Lizës që të ndjek

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko