Manjani: Po Garda ç’punë ka që mbron prona private si shtëpia e Ramës në Surrel?!

0
149

Nga Ylli Manjani

Shumë interesant llogjika e Gardës së Republikës sonte në përplasje me protestuesit e unazës, të cilët shkuan të protestojnë para shtëpisë së Ramës!

“Mos protestoni këtu se është pronë private. Keni sheshe publike plot”- ju thotë gardisti protestuesve.

Po mirë, shumë dakort që shtëpia e Edi Ramës është pronë private, po Garda për çfarë paguhet për të ruajtur pronën private?!!

Nëse është kështu, atëherë përse nuk ruan edhe shtëpitë e banorëve të unazës?! Edhe ato private janë. Edhe ato shtëpi i kanë ndërtuar burrat me gratë e tyre…

Siç ruajnë pronën private të Ramës, me të njëjtën llogjikë (ta lëmë ligjin) të ruajnë edhe shtëpitë e hallexhinjve.

Nuk dinë ç’thonë më…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here