Tredhja fatkeqe e Prokurorisë dhe një histori kurvash…

0
163

Nga BASIR ÇOLLAKU:

Saimir Tahiri do ta marrë Edi Ramën me vete në dosjen e tij të trafikut marramendës katërvjeçar të drogës, ndaj përkohësisht të dy janë të akuzuar zyrtarisht dhe të pafajshëm teorikisht, në mungesë të një vendimi gjykate. Prokuroria për Krime të Rënda, Donika Prela, shefja e saj e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, nën petkun e urdhërave nga kanë marrë karriken, iu binden mesazheve të Edi Ramës se Saimir Tahirit, duhet t’i kërkojmë falje, sepse na e paska nxjerrë ta pafajshmë antimafia e Catanias, për mosbërje trafiku narkotikësh në Kamborxhia, Peru, Zimbabve, Bolivi, Mali, Tajlandë, Kazakistan, Ukrainë, dhe 163 vende të tjera të botës. Dhe ata e bënë. Dërguan nëntë të pandehur, konkretisht, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Kocerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuaraj, Meridjan Sulaj dhe Armando Sulaj për gjykim nën akuzën e trafikut të drogës, në kuadër të një organizate ndërkombëtare të trafikut të narkotikëvë. Që nga fundviti 2017, Saimir Tahiri ishte një ndër 10 të akuzuarit me të njëtat akuza nga Krimet e Rënda, dukë bërë kërkesë për heqje mandati dhe arrest në qeli. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk e lanë të shkojë në burg, sepse hapja e asaj derë shtonte fort numrin e deputetëve, ministrave, drejtorëve, zyrtarëve, politikanëve horizontalisht si shokë qelie të Tahirit. Në Catania për gjysmën e këtyre të pandehurve, të ndodhur atje në burg dhe gjykim, pjesë e kësaj organizate, ku Prokuroria ka kërkuar 38 vite burg.
Çfarë hiçi do të ndodhë me 20 janar 2019
Me 19 janar, mbaron afati i shtyrjes së tretë të kohës hetimore për dosjen “Habilaj-Tahiri”, ku ka tepruar një person në hetim pa dërguar në Gjykatë. Saimir Tahiri. Njeriu i qeverisë, njeriu i Ramës, njeriu i akuzuar si mbështetës banditësh të trafikut të drogës. Akuza është ende në pritje të përgjigjeve të letërporosive dërguar në Itali, Mal të Zi, ndoshta edhe në Greqi, për të marrë dijeni shkresore për udhëtimet e Tahirit në këto vende. Turpi shpesh ngelet kopil por edhe jetim, ku shpesh nuk gjenden mishëruar në një fjalë dhe person. U dihen prindërit por janë fshehur apo kanë humbur, apo rrinë e vëzhgojnë rritjen e produktit. Me shumë gjasë në sforco me 20 janar sipas motit politik dosja mund të rrëshkasë në Gjykatë tashmë e veçuar dhe brenda izolimit mediatik atje mund të shohim akuza sheqerosura me abuzime e shpërdorime detyre, për të mos mbërritur në fajësi të ministrit. Nëse kapen gafil ata shtyjnë afatet Prela dhe Marku e kanë lapsin ngrehur për këtë marifet ngushëllues. Investimi i Edi Ramës dhe mazhorancës, nëpërmjet joshjes, pushtetit, parasë në miliona euro, kanosjes, Vettingut, qerasjes me SPAK, BKH, e plot bollek privilegjesh, ka mundësuar atij, të marrë nëpër duar fatet e dosjes, fajësisë dhe pafajësisë. Pra 20 janari, një ditë para datës përkujtimore të sjelljes revolucionare të armatosur të Ramës, do të prodhojë rrënim Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilat do lexojnë tekstin e Kryeministrit për Saimir Tahirin. Tredhja fatkeqe e Prokurorisë është me emër qeveritar e drejtësia ka shkuar thjesht për lesh. Pse Prokuroria kërkon ende prova, bileta autobuzësh, fatura benzinatash, kupona darkash e drekash, kasa fiskale për pampersa diku, dëshmitar kujtesëvonë në ndonjë vend, për të bindur veten se e ka pasur keq e gabim dy vite rradhazi. Sigurisht Prokuroria në fundvjeshtën e 2017 u ngut e nxitua kur kërkoi arrestim për Tahirin, se ishte hollë me provat.
Po çfarë bëri?
Makian AA003 GB as u ndalua as u sekuestrua, as u proceduan drejues komisariatesh, apo oficerë përgjegjës policie për mosveprimet.
31 udhëtime të Audi AA003 GB drejt Greqisë, sipas sistemit Tims, pas shitjes së mjetit, të përdorur nga Tahiri dhe familjarët e tij, u quajtën nga prokuroria gjeste turistike
Katër oficerë policie që ndaluan mjetin Audi “Tahiri-Habilaj” u dërgua në Drejtorinë e Policisë Fier, nuk janë pyetur për ngjarjen dhe veprimet dhe përse në regjistrat e Policisë nuk është shënuar asnjë veprim i kryer.
Madje u graduan në detyra shpërblyese në Policinë e Shtetit mosvepruesit.
Skafi nën pronësinë e Tahirit ishte provë e pamjaftuesghme udhëtimesh dhe pasurie.
Prona të tjera të patundshme të familjes dhe Tahirit nuk është se ngecën në rrjetën antimafia.
Dhuratat e florinjta dhe diamante të dala nga përgjimet nuk ngecën askund në asnjë kontroll policor.
Vizitorë në shtëpinë e Tahirit kur hynin brenda të dobët dhe dilnin të shëndoshë shumë me më tepër kilogramë në shtat, një shëndoshje njëorëshe tej imagjinatës gjeniale mjeksore, nuk janë vënë re nga Prokuroria apo policia, e cila nuk la askënd të vëzhgonte veprimet e mundshme të zhdukjes së provave të pretenduara
Kontrolli i banesës u bë kur aty kishin shkuar bojaxhinjtë për lyerje në shtëpinë akull vetëm me mure
863 mijë euro në makinën e Orest Sotës, të cilat ai bërtiste kur ishte në burg se nuk kanë qenë të tijat, mbeten para kopile, ndonëse Prokuroria thoshte zyrtarisht se janë të Sajmir Tahirit.
Tendrat e gjithë mjeteve të sekuestruara të njëjtës kompani për një çapë buke, për të prodhuar miliona euro sërish fjetën nëpër dosje.

Lidhjet episodike të përfunduara rastësisht të Kurum, për biznes të Sotës, të mohuara nga kompania e falimetnuar, por e rivënë në punë fort pas lejeve të shumta të kullave, serish janë cilësuar aksidente mjedisore nga Prokuroria.

Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode, drejtorë policie në arrati për dhënie ndihmë organizatës në bërjen e trafikut të drogës, “Tahiri-Habilaj” janë sërish fletë llotoje 1X2 për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Raporti i Guardias me 3 nëntor 2017, se në vitin 2016, janë prodhaur 2 miliardë e 190 milionë kilogramë canabis në Shqipqri, ose ndryshe 219 mijë hekatrë të kultivuar, ishin një rastësi leksikore për Prokurorinë. E gjitha kjo përrallë e ndërtuar nga Edi Rama lënë në furrë për t’u djegur nga Prokuroria, të kujton një përrallë kurvash. Sigurisht pa cilësuar kurrsesi në emër askënd me tekst, se sa me kontekst…
Një Pronar bordelloje ankohej se s’po i ecte puna, ndonëse nuk ishte kursyer aspak në investime në miliona euro. Godinë të re, mobileri luksi, kushte sheikësh, gjithçka në perfeksion dhe sërisht të ardhurat e dala nga punëtoret e seksit, ishin në rënie sa mezi mbante derën hapur… E sigurisht i thotë një mik i vjetër, qe ia njihte mallin brenda, mos prit punë, sa kohë s’ke ndërruar kurvat, ata ta sjellin punën, jo muret brenda dhe boja jashtë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here