Partizani kërkon ta mbyll me titull këtë sezon mjaft fantastik.
Të kuqtë u shpallen kampion dimri, duke qënë +4 nga ndjekësit. Dhe për këtë fakt, drejtues të kryeqytetasve kanë hedhur sytë nga merkato për të forcuar skuadrën.
Një ndër më të kërkuarit është edhe mbrojtësi i djathtë, Ruben Ligeon, i cili aktivizohet me ekipin e Zwolle në kampionatin holandez.
24 vjeçari është në bisedime intensive me klubin e kuq dhe akordi është shumë pranë. Ligeon nuk ka patur shumë minuta gjatë pjesës së parë të kampionatit dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga ekipi i Zwolles.