Sulmuesi që ka parakaluar Lionel Messi-n në listën e golave

0
119

Sulmuesi i Indisë Sunil Chhetri ka parakaluar Lionel Messi-n në listën e golashënuesve aktivë në ekipet kombëtare pas dy golave të shënuar ndaj Tajlandës në AFC Asian Cup 2019. Sulmuesi i Bengaluru FC është në vend të dytë mbrapa Cristiano Ronaldo-s që përfaqëson Portugalinë dhe që ka shënuar 85 herë për vendin e tij.

Megjithëse duhet pranuar se golat e Chhetri kanë ardhur ndaj kundërshtarëve si Nepal, Bangladesh apo Maldive, do të ishte e padrejtë të mos vlerësohej për arritjet e tij.

Si Chhetri ashtu edhe Messi ishin në vend të dytë me 65 gola secili, por dopieta e fundit e indianit e ka ngjitur në vend të dytë.

Në minutën e 27-të, Chhetri ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë me një goditje të fuqishme që mposhtu portierin kundërshtar. Ndërsa goli i dytë ishte fantastik teksa ka ardhur nga një goditje me të parën nga brenda zonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here