“Këtij populli tashmë i ka sosur durimi”. Malaj: Nesër protesta do të tregoj se…

0
22

Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar pë zëvendësimin e ministrave në qeveri. Nuk mund të qetësosh një popull vetëm me zëvendësime, shkuan Malaj. Duhet garanci, ky popull vuan për bukë, me një krizë të madhe ekonomike dhe me një qeveri të papërgjegjshme.

Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka buke ne tavoljnë dhe garanci për jetën ! Viti filloj me ndryshimin e kabinetit tetë ministra të ikur! Rasti tregon që qeveria ajo e mbetura dhe kjo e reja , derisa te dekretohet nga Presidenti, është perballe nje sfide te madhe , krizes se madhe ekonomike , arratisjes nga vendi per nje jete me te mire, perballjes me te ftohtit dhe deshirave per nje jete me dinjitete , ne kete vend ku edhe une dhe ti duam te ngrysim jetën! Neser studentet kane paralajmeruar rikthimin e protestave , pasi ata , me shume se kudo tjeter e kuptojne ,qe sa nderrimi i ministrave, as pseudovendimet e qeverise , te cilat nuk mbeshteten ne baze ligjore , jane thjeshte zgjidhje momenti, per te ulur revolten e per te qetesuar popullin. Por jo!!! Ketij populli tashme i ka sosur durimi , do te marri ne dore fatet e tij , e para krizes qe e ka kapluar qeverine , ai do te jete nje hap perpara. Siç ka qene gjithnje ne shekuj! Ai nuk qetesohet kur ndryshohen ministrat , as kur perdoren emrat , si martrioshka, ky popull meriton te degjohet , te vleresoher e mbi te gjitha te duhet. Dhe qe ta duash popullin tend, duhet ta ndjesh ate , jo ta qetesosh , po ta besh pjese te zgjidhjes , se ai e meriton.. Neser protesta do te tregoj se askush nuk mund ta ndaloj fjalen e lire dhe zgjidhjen e problemeve me rrenjte!

Fotografia e Nora Malaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here