Floida Kërpaçi: E gjithë rinia shqiptare u bë bashkë për të refuzuar qeverinë e Edi Ramës

0
183

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Elbasanit

Përshëndetje të gjithëve. Ashtu siç edhe Anisa e tha sot jemi me komitetin Drejtues të Bashkisë së Elbasanit. Të gjithë bashke jemi koshient sesi ne si të rinj, sesi rinia shqiptare sot jeton në ditën e saj me të zezë për shkak të një sistemi të krijuar dhe të drejtuar nga një kryeministër, i cili e ka vënë atë në funksion të një grushti njerëzish duke i shërbyer këtyre njerëzve dhe duke mos i shërbyer familjeve të thjeshta, familjeve të gjithsecilit prej nesh që jemi këtu, rinisë shqiptare dhe vendit tonë.

Për këtë arsye të gjithë studentët, e gjithë rinia shqiptare u bë bashkë, u bë bashkë për të refuzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të refuzuar qeverinë që nuk i mbështet dhe nuk i promovon të rinjtë. Pse e them këtë gjë? Sepse ne sot jemi pjesë e një sistemi, e një sistemi antivlerash, i cili nuk përkrah ne që jemi të rinj, të shkolluar, të dijes që duam të punojmë që duam të bëhemi pjesë e tregut të punës, të ndërtojmë një familje, të kemi një mirëqenie në Shqipëri, por kemi një sistem, i cili përkrah këtë grusht njerëzish që janë pjesë e bandave, të krimit, janë pjesë e këtij  sekti që i shërben vetëm kryeministrit dhe qeverisë së tij të kapur.

Prandaj nesër është ditë shumë e rëndësishme për gjithsecilin prej nesh, prandaj duhet të sensibilizojmë çdo të ri dhe çdo të re, çdo student dhe çdo familjar dhe çdo komshi të shkojmë dhe të trokasim në çdo zemër për t’i bërë bashkë të gjitha kauzat dhe për të qenë aty me studentët, për studentët për të ardhmen tonë sepse atë që kërkojmë janë të drejta, janë detyrime edhe janë gjëra shumë minimale.

Nuk ka dialog. Nuk mund të dialogohet  me një kryeministër, i cili në 2013 na ka premtuar të gjithëve 300.000 vende pune dhe sot 300.000 të rinj janë larguar nga Shqipëria. Nuk ka dialog sepse na është premtuar shëndetësi falas dhe sot nuk kemi shëndetësi falas. Gjithashtu premtoi se do të dialogonte për zgjidhjen me studentët, por studentët i kthyen kurrizin, për t’i treguar se ata janë koshient. Të gjithë të rinjtë shqiptarë janë shumë koshient sesi ne kemi një kryeministër antishqiptar që nuk na do ne të rinjve dhe bën politikat më shpopulluese për të na larguar të gjithëve.

79% e të rinjve sot duan të largohen. Pse duan të largohemi? Se nuk kemi shpresë në Shqipëri, se që kur jemi në maturë, matura është një lëmsh, matura nuk na informon, matura na ka vënë 20% të portofolit që kjo 20% përkthehet sa më shumë lekë të hedhësh ti aq notë më të mirë do marrësh dhe aq më mesatare të lartë do kesh dhe më aq shkolle të mirë do marrësh. Po ai që nuk ka mundësi dhe nuk ka lekë, nuk ka mundësi financiare ta përballojë këtë gjë, çfarë do ndodhë? Do dalë në rrugë të madhe se shteti nuk të përkrah sot në Shqipëri dhe kjo është fakt.

Shteti shqiptar, qeveria e një grushti njerëzish të Edi Ramës nuk i përkrah të rinjtë, nuk i përkrah familjet e thjeshta për të shkuar pastaj në Universitet. Ju këtu jenni studentë, i dini shumë mirë vështirësitë, tarifat e larta, kushtet skandaloze të konvikteve. 500 goca ndajnë 5 tualete, me rreshta me radhë për të shkuar, të gjithë jemi koshient, kemi kushërinj, ju jetoni e dimë realitetin se si është, karta e studentit, një premtim i kryeministrit, e ka njeri në xhep sot, asnjë nuk e ka sepse ky kryeministër mashtron dhe nuk i mban premtimet që ka dhënë, prandaj të rinjtë e kanë refuzuar dhe kanë dal dhe do vazhdojnë të dalin në protestë për ta kundërshtuar këtë kryeministër të një grushti njerëzish dhe për të vazhduar pastaj në momentin që mbaron shkolla e lartë për të dalë në tregun e punës kemi sot një sistem të tregut të punës që nuk e dimë se ku të shkojmë, pra secili nga ne kap një shkollë se duhet të kapi një shkollë, por ama kjo shkollë nuk është e ardhmja nuk është vend pune, nuk të garanton ty një vazhdimësi.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do të bëhet, asnjëri prej nesh këtu apo shumë miq tanë tjerë nuk kanë garanci për të krijuar një familje të re sepse nuk ka politika sociale, është një shtet që për të favorizuar një grusht njerëzish dhe më 31 dhjetor del në zyrë dhe firmos një tender korruptiv 58 milionë euro, ndërsa për studentët që kërkojnë kaq pak nga 0.46% të bëhet 1% buxheti i arsimit të lartë, nuk ka mundësi, refuzohet është refuzuar 2 herë me votë.

Prandaj studentët nesër më datë 7 të gjithë bashkë do të protestojnë dhe këtu është një thirrje për të gjithë secilin prej jush për të shkuar tek çdo i ri dhe tek çdo e re për tu bashkuar të gjithë bashkë për kauzën tonë, për kauzën e të rinjve, për kauzën e familjeve tona, për ardhmen tonë dhe të vendit tonë.

Për të gjithë gjimnazistët që janë këtu me shumë të drejtë e tha kryetarja që duhet ti denoncojmë të gjithë drejtoreshat e shkollave që nën petkun e Rilindjes dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës me pafytyrësinë më të madhe dalin dhe ofendojnë, denigrojnë dhe nuk lejojnë asnjë gjimnazistë të dali në protestë. Çfarë janë këto? I duket janë të plotfuqishëm dhe drejtojnë shkollën?

Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e kemi denoncuar rastin e drejtoreshës së gjimnazit Sami Frashri në Tiranë, Teuta Dobin dhe do të denoncojmë çdo drejtoreshë që do të guxojë të cënojë të drejtën që ka çdo gjimnazistë për të dalë dhe për të protestuar për të drejtën që ai do të ketë nesër si studentë, për të ardhmen e tij, për familjen e tij dhe për problemet e tij ekonomike, këtu nuk po dalim për luks, studentët po dalin për një të drejtë minimale, po dalin për një problem ekonomik, por kryeministri nuk e di problemin ekonomik se kryeministri me të drejtë jeton mes luksit, vetëm oxhaku i bën 18 mijë euro, ndërsa për studentët nuk ka kartë studenti, nuk konvikte që të jetohet në kushte minimale, ka vetëm show, ka vetëm propagandë.

Imagjinoni se me çfarë qeverie kriminale kemi të bëjmë, prandaj nesër më 7 janar, nga ky takimi i sotëm ne besoj do të rrimë edhe më mbrapa me studentët për të folur dhe diskutuar për organizimin për ditën e nesërme, është e rëndësishme që ti thërrasim gjimnazistë studentë të Universitetit të Elbasanit, por edhe ju që jeni në Tiranë të organizohemi të gjithë bashkë për kauzën e studentëve sepse unë jam e bindur që studentët, gjimnazistët, të rinjtë e bashkuar patjetër kanë për të fituar dhe kanë për të sjellë një shans më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe shpresë për ne për të jetuar këtu dhe për ta bërë vendin tonë, një vend më të mirë ashtu siç e meritojmë të gjithë. Faleminderit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here