Ministrja e re e Ramës miliona lekë borxh… Tani nuk ka fytyrë t’ju dali përpara…

0
112

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetin social Facebook, një tjetër denoncim të qytezave shqiptarë. Në postimin e radhës ish-kreu iq everisë ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili lidhet me ministren e re të Ekonomisë, Anila Denaj, e cila në kohën që drejtonte Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, la të gjitha farmacitë në borxh pasi nuk likuidoi asnjërën prej tyre që nga shtatori i vitit të kaluar.

Sipas qytetarit që denoncon tek Berisha, farmacitë janë në prag të falimentimit sepse depot nuk japin ilaçe pa paguar paratë për furnizimet.

Sipas tij, sa herë që farmacistët kanë shkuar t’i ankohen ish-drejtoreshës, Anila Denaj, kjo e fundit nuk i ka pritur sepse sipas qytetarit, nuk ka fytyrë t’ju dali përpara farmacistëve që kërkojnë lekët e tyre.

Berisha shkruan në profilin e tij në facebook se Denaj, pas falimentimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të marrë në dorëzim financat e falimentuara të shtetit.

Statusi i plotë i Berishës:

Dena, mikesha e Madam Rames pas falimentimit te Fondit te Sigurimeve Shendetesore do marre ne dorezim financat e falimentuara te shtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor ju uroj shendet,dhe viti qe vjen te jete liruar nga kerma Edi Rama. Nje denoncim nga nje shok i imi qe e shte Farmacist. Ish- drejtoresha e fondit te sigurimeve,pervec qe sberi asgje 1 vit e ca muaj qe ndejti ne ate detyre,nje pa aftesi te frikshme qe kto rilindsit te afte jan vetem per te vjedhur… la te gjitha Farmacit ne Borxh sepse nuk likuidoj asnje farmaci qe nga shtatori 2018 e deri me sot. Farmacit jan ne prag falimentimit se depot nuk japin pa lek furnizim dhe Fondi nuk ka leshuar leket e rimbursimeve per farmacite….ky shoku im qe ka farmaci thote qe shteti me ka 48 miljon lek dhe nuk na i jep,janari eshte me receta 2 mujore dhe depot nuk na japin barna me lekuiditet te vonshem sepse dhe ato depot jan ne kriz nga borxhi qe mbartin farmacin…kur shkojne te pyesin tek fondi i tiranes ajo drejtoresha 28 vjecare nuk del ne pune se ska fytyre ti dali para farmacisteve qe kerkojne leket e tyre… ky eshte vetem nje shtet i falimentuat…se si jetojne njerezit ne ate vend nje zot e di…rrespekte Doktor…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here