Rama bën lëvizjen e radhës/ Urdhër rektorateve: Na sillni të dhënat e këtyre studentëve që të…

0
97

Ditën e hënë më datë 7 janar studentët kanë vendosur që të rinisin protestën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Por kryeministri Edi Rama duket se po bën lëvizjen e radhës për të mbyllur protestën e tyre duke organizuar një takim sekret.

Burime bëjnë të ditur se ministria e Arsimit dhe Departamenti i Administratës Publike janë duke kërkuar listat e studentëve me mesataren mbi 9 dhe veçanërisht listat e studentëve që kanë lidhje me PS-në apo eksponentë të saj.

Sipas këtij burimi, këto studentë pritet që të mblidhen nga Edi Rama në një takim dhe më pas të njoftojë punësimin e tyre.

Por në një prononcim për Fax News, studentët kanë deklaruar se nuk do të devijojnë nga kauza e tyre pavarësisht joshjes që Rama po u bën me premtimet për punë.

(M.Q/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here