“Për burrin tim, të lutem eja më gjej”.Flori i shkon te dera: Tak-tak, më shpejt se kaq…

0
121

Ditën e djeshme Bebe Rexha deklaroi se kishte 4 vjet që ishte beqare dhe se merrte kërkesa vetëm nga burra të martuar, por ato nuk ishin fare në gustot e saj.

Mesa duket ditët si beqare këngëtarja nuk po i shijon më dhe ka nevojë për një partner, kështu që vendosi të bënte një deklaratë në ‘Twitter’ ku shkruante: “Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!”.

Mirëpo ky lajm nuk i ka shpëtuar këngëtarit Flori Mumajesi, i cili ka reaguar menjëherë duke i shkruajtur një mesazh: “Tak tak… Hape derën, jam unë Burri. Më shpejt se kaq nuk vija dot.” Nuk e dimë ende nëse ka një përgjigje nga Bebe, por kjo dyshe artistësh do ishte kombinimi perfekt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here