“Ne ruanim varrin e Enverit, mbi 20 njerëz përfunduan në psikiatri”. Vizita e Nënë Terezës ndryshoi…

0
119

Ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa media angleze rikthyen në vëmendje kritikat që i bëheshin asaj sidomos nga britaniku Christopher Hitchens.

Mes këtyre kritikave është ajo se ka mbështetur regjime totalitare, duke theksuar vizitën e saj tek varri i Enver Hoxhës.

Por si është e vërteta e kësaj vizite tek varri i diktatorit?

Prifti që ka përgatitur rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës thotë se ajo është dërguar tek varri pa e ditur, pasi kështu ishte protokolli i asaj kohe.

Por një faqe e lajmeve katolike në web ka një tjetër teori.

Alessandra Nucci e “Catholic World Report” shkruan se shkrimtari shqiptar, Marcel Hila i ka treguar historinë e patreguar më parë të vizitës së Nënë Terezës.

Gjithçka nis në shtator të vitit 1985, kur Hila ishte ushtar i paarmatosur në regjimin komunist- grada më e fundit në ushtrinë shqiptare, aty ku vendoseshin ata që konsideroheshin të rrezikshëm për regjimin komunist.

Enver Hoxha kishte vdekur dhe një ditë në repartin e tyre mbërrin një ushtar i ri, i ulur në pozitë.

Ai kishte shërbyer më parë në Gardën e Republikës.

“Ne kishim frikë se ai ishte spiun,” thotë Hila.

Megjithatë një ditë, ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

“Ne ruanim varrin e Enverit. Nuk ia ke idenë se si është aty natën. Dëgjon zhurma, ulërima, britma, toka dridhet poshtë këmbëve të tua, duket sikur rënkimat vijnë nga humnera. Është një torturë. Mbi 20 njerëz nga njësia jonë kanë përfunduar në psikiatri. Duke ardhur këtu, unë shpëtova nga e gjitha kjo. Sigurisht punoj më shumë, por të paktën nuk e dëgjoj atë ferr”.

Katër vite më vonë, në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza, e shoqëruar nga vejusha e diktatorit, mbërriti tek varri i Enverit.

Vetëm katër vite më vonë, në vitin 1993, Hila thotë se ka dëgjuar më shumë për këtë histori nga Dom Gjergji, një prift nga Kosova që shoqëroi Nënë Terezën gjatë udhëtimit në Shqipëri.

Ai thotë se Nënë Tereza ishte ftuar nga Nexhmije Hoxha në Shqipëri, e cila shpresonte se ndërmjetësimi i saj mund të zhdukte dukuritë e mbinatyrshme që kishin pllakosur varrin e të shoqit.

Pasi mbërriti tek varri i Hoxhës, Nënë Tereza u lut për ca kohë.

Më pas ajo më në fund u lejua të vizitonte varrin e nënës dhe motrës që saj, që kishin vdekur në vitin 1971, por ajo nuk ishte lejuar t’i shikonte.

A morën përgjigje lutjet e Nënë Terezës? A u zhduk fenomeni i tmerrshëm në varrin e diktatorit?

Duket se po, Hila thotë se prej asaj kohe gjithçka ka qenë e qetë aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here