“Një pyetje asgjesuese për Ramën”. Si të kursej nga emigracioni që të bëj një vilë në Surrel?!

0
128

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në facebook në lidhje me pyetjen që studenti në Vlorë i drejtoi kryeministrit. Me çfarë e ndertove vilën në Surrel! Pyetja e cila kryeministrin e gjeti të papërgatitur dhe përgjigja ishte, kam punuar emigrant.. Por një emigrant ka ngritur një tjetër pyetje rreth kësaj çështjeje, të cilën Berisha e ka postuar në facebook.

Statusi i plotë:

Lexoni pyetjen e emigrantit Renato Tahaj per Edi Ramen: Si te kursej nga emigracioni qe te bej nje vile dhe une ne Surrel?

Miq, duke lexuar pyetjen e Renatos me erdhen ne mendje sarajet e  Surrelit me gjatesi themelesh 57 m te gjata ne kater bunkere, secili me  siperfaqe banimi 230-270 m katror me oborr 5000 m katror nderkohe qe  pronari i tyre kishte deklaruar ne ILDKP vetem 2900 euro kursime.

Kurse i gozhduar nga studenti ne Vlore me pyetjen se me se e ndertove  Vilen ne Surrel, Hajne Rama u pergjigj se e ka ndertuar me para qe ka  fituar ne emigracion, konkretisht ai i zene ngusht tha: “Kam qene ne  emigracion dhe si gjithe te tjeret kam fituar”

Por lidhur me kete pergjigje jane keto pikpyetje:

1-A jane te verteta akuzat e Fatos Nanos qe tha se Ramen e solli nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura.

2-Ku i ka fshehur Rama parate e fituara ne emigracion pasi  per disa  vite me rradhe pas kthimit nga emigracioni ai ka deklaruar zero kursime  ose maksimumi  2900 euro

3-Pse Rama shkarkoi menjehere ne  kundershtim me ligjin kryetaren e ILDKP sapo ajo hapi dosjen e  kontrollit te pasurive te çiftit Rama, pra Rames dhe madam Bashes.

Per te gjitha keto, pyetja e Renatos te sjelle ne mendje vargje te pershtatura te poemes se Migjenit:

Pyetje qe s’kaperdihet eshte or vella hajnia!, pyetje qe i nxene Rames  frymen, i prish gjumin dhe e lemerit e nuk di ku te futet etj etj…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here