Ndryshimet e fundit ne Qeveri nuk jane mirepritur aspak, jo vetem nga ministrat e shkarkuar, por sidomos nga socialistet tradicionale dhe baza e PS.
Shumica prej socialisteve i kane cilesuar keto ndryshime si te paarsyeshme, duke ju referuar faktit se ne krye te dikastereve jane vendosur njerez pa shume pervoje e madje disa prej tyre krejt anonim.
Nuk jane te pakte socialistet qe nuk e pertypin levizjen e Ditmir Bushatit dhe zevendesimin e tij me nje personazh te sponsorizuar nga Baton Haxhiu. Po ashtu kundershti jane krijuar edhe me afrimin e grupit te drejtoreve e njerezve qe Rama i ka pas kur ishte ne krye te Bashkise se Tiranes. Si ndihen Bashkim Fino e Anastas Angjeli kur shohin si ministre Elisa Spiropalin apo Belinda Ballukun?!
Ne fakt ne PS eshtë gati te plase vullkani qe ka kohe qe zien llaven e tij. Keshtu perballe Rames dhe drejtoreve te tij eshte krijuar nje grup i konsoliduar kundershtaresh. Ne krye te ketij grupimi qendron kryebashkiaku i Tiranes Erjon Veliaj dhe ish-ministri Brendshem Fatmir Xhafaj. Dihet tashme historia e Rames me Veliajn, qe po ben cdo gje te gjeje nje kandidat tjetër per Tiranen. Po ashtu mos flasim per rivalitetin e krijuar mes Rames e Xhafes.
Por ketij grupi pritet ti bashkohet edhe ish-ministri Jashtem Ditmir Bushati, ky i fundit teper i merzitur nga menyra se si Rama e shkarkoi. Por nuk eshte aspak çudi qe ketij grupimi ti shtohet edhe ish-ministri Financave dhe Ekonomise Arben Ahmetaj. Pavaresisht se njihe si i besuar i Rames, Ahmetaj dallohet per “dashuri” ndaj karriges. Dhe ne kushtet kur grupimi anti-Rama te kete marre fuqine e duhur, Ahmetaj nuk do e mendoje dy here ti bashkohet.
Nje tjeter emer është edhe ai i Bashkim Finos. Ne tere keto vite Rama nuk e ka marre asnjehere ne konsiderate ish-kryeministrin si kandidat per minister dhe kjo gje e ka acaruar jo pak egon e Finos.
Ne javet ne vazhdim do shihet se cila do jete ecuria e kesaj çeshtjeje, por pa me te voglin dyshim mund te themi se grupimi anti-Rama ka çelur filizat e pare.
© standard.al