Gjërat që vetëm një çift i lumtur i bën…

0
160

Një çift i lumtur dhe një çift normal kanë shumë ndryshime dhe kjo s’do shumë logjikë për t’u kuptuar. Janë disa sjellje apo situate të krijuara që vetëm një çift i lumtur mund t’i bëjë dhe ne ja u prezantojmë tani:

-Kanë rituale të tyret çdo ditë dhe i shikojnë të gjitha këto të fundit si të jenë special.
Një drekë apo darkë romantike, një film në kinema si dhe shumë aktivitete të ndryshme. Asnjë ditë nuk mund të jetë e zakonshme.

-I japin shumë prioritet njëri-tjetrit.
Nuk mendojnë më vetëm për veten. Tani nuk ekziston më një “unë” por një “ne”.

-Mbështesin ëndrrat e njëri-tjetrit dhe janë shumë suportues.
Edhe nëse këto ëndrra mund të mos kenë gjithmonë kuptim.

-Shprehin gjithmonë emocionet e tyre.
Ata ndihen shumë komfortë bashkë dhe çdo ndjenjë të tyren, qoftë edhe ato të dobëtat ja shprehin njëri-tjetrit.

-Kanë marëdhënie të rregullta seksuale.
Edhe kjo ka rëndësi në një lidhje apo jo?

-Qeshin gjithë kohës bashkë.
Mundohen të shohin gjithmonë anën pozitive të çdo gjëje. Edhe nëse kanë një problem mundohen ta largojnë stresin e tyre duke qeshur.

-Shikojnë e flasin për të ardhmen.
Vetëm një çift i lumtur mund të mendojë për një të ardhme të përbashkët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here