Rama e shkarkoi, ministri ka vrapuar të nis “punën e re”

0
126

Edi Rama të gjithë të shkarkuarit nga postet e ministrave ditën e djeshme, “i përgëzoi” për sukseset e arritura dhe u uroi suksese në punë e re pranë bazës së Partisë Socialiste.

Njësoj siç bëri edhe me Saimir Tahirin, Ilir Beqen dhe të tjerë që nuk i përfshiu sërish në “Rama2”. Një prej tyre është edhe Ditmir Bushati, i cili nuk ka pritur gjatë, por ka vrapuar të nis “punën e re” në Shkodër. Ai ka postuar në faqen e tij në FB një foto nga ky qytet dhe pikërisht brenda azilit të të moshuarve.

“Një ditë të këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në #Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sacrificës”, janë fjalët që shoqërojnë foton e postuar nga Bushati.

Ditën e djeshme me rastin e shkarkimit të ministrave Edi Rama tha, për Bushatin se,”është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës, me kohë të plotë dhe të japi kontributin e vet në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku ka gjithë eksperiencën dhe kapacitetet për të qene një vlerë e shtuar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here