U akuzua për borxhin 94 milionë euro që shkaktoi. Tronditëse/ Tashmë Belinda Bulluku emërohet Ministre e…

0
173

Belinda Balluku është emëruar nga kryeministri Edi Rama ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar kështu Damian Gjiknurin.

Por, Balluku nuk është një emër i panjohur publikisht. Ajo ka mbajtur ndër vite poste të rëndësishme.

Balluku ka qenë më herët shefe e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.

Ndërsa  në 2015-n mori postin e drejtoreshës së ‘Albcontrol sha’ , ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Në krye të ‘Albcontrol sh’, Balluku u akuzua për kriijimin e borxhit prej 94 milionë euro borxhe.

Së fundmi Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.

Balluku ka qenë në fokus të disa skandaleve lidhur me përdorimin e fondeve në Albcontrol, ku për trajnime të rëndomta të punonjësve, janë shpenzuar qindra milionë lekë. (lexo më poshtë)
Por, me sa duket në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, ku qarkullojnë shumë para dhe tenderohen miliona euro, duhet gjithmonë njerëz me profile të tilla, si të zonjës Balluku.

Ajo që vihet re nga lëvizja e kryeministrit Rama, është fakti se ministri Gjiknuri largohet pas mega skandalit me tenderin e Unazës së Re, por projekti vijon dhe nuk ka asnjë reflektim. Tashmë stafetën për të kryer punët që dikur i kryente me përpikmëri Damian Gjiknuri, e ka Belinda Balluku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here