Sejko rrëfen ngjarjen e pazakontë që i ka ndodhur me policinë shqiptare kur u kthye nga Londra…

0
118

Genc Sejko, i cilësuar ndryshe si ‘njeriu i memeve’ është kthyer prej disa ditësh në Shqipëri, pasi është prezantuar si organizatori i protestës së diasporës, e parashikuar të zhvillohet sot para kryeministrisë.

I ftuar në ‘ora news’, ai ka rrëfyer paradoksin e realitetit shqiptar me atë në Londër, kur tha se në 20 vjet në Londër është ndaluar vetëm një herë, ndërsa vetëm në 3 muaj qëndrim në Shqipëri është ndaluar 15 herë.

“Jam ndaluar nga policia 15 herë. Unë kam jetuar në Londër 15 vjet dhe policia më ka ndaluar vetëm një herë në 2012, sepse atëherë ishin lojërat olimpike dhe patën një dyshim. Më ndaluan, më pas më kërkuan falje dhe më liruan. Të jetosh 20 vjet në Londër dhe të të ndalojë policia 1 herë dhe të vish në Shqipëri dhe për 2-3 muaj policia të të ndalojë 15 herë, atëherë nuk flasim për shtet”, u shpreh Sejko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here