Studentët duhet të të godasin sistemin oligarkik klientelar

0
128

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar protestën e studentëve. Lubonja u shpreh se kjo protestë mund të konsiderohet si ngjarja më e madhe e vitit, por vetëm nëse ajo do të shkojë më tej, për të goditur regjimin dhe oligarkët e pushtetit.

“Protesta është tregues i sistemit që është ngritur. Po të shkojmë te ligji i arsimit të lartë, analiza e atij ligji, do të duhej t’i çonte studentët dhe pedagogët, që janë pjesa më intelektuale e vendit, tek sistemi oligarkik klientelar, që është ngritur në Shqipëri, ku paratë publike shpenzohen në mënyrën më katastrofike të mundshme, ndahen me oligarkët, shpërndahen për propagandën. Pjesa me e rëndësishme e shoqërisë nuk fiton por ka ngelur në varfëri.
Nëse studentët mjaftohen vetëm me kërkesat për mjediset e fakulteteve, kërkesa të tilla ka kudo në Shqipëri.
Nëse studentët nuk kuptojnë, se problemi i tyre është problem i gjithë shoqërise, atëherë kemi një problem, kjo nuk është më ngjarja më e rëndësishme e vitit, porështë thjesht një protestë.
Është e nevojshme lindja e një partie të re politike, për të përfaqësuar të papërfaqësuarit. Përndryshe, protesta do të shuhet, si protesta e Kukësit, ku iu hoqën disa para kuksianëve. Por, regjimi do të qëndrojë në këmbë dhe studentët nuk duhet ta shohin kaq ngushtë këtë cështje”, u shpreh Lubonja.

Nga ana tjetër analisti Andi Bushati, ndan të njëjtin mendim me Lubonjën, për sistemin oligarkik dhe klientelar, por mendon se studentët së pari duhet ta shohin dhe kuptojnë vetë këtë sistem, për të arritur më pas në goditjen e tij.

“Jam dakord me Lubonjën por me një objeksion. Nuk ndaj me Lubonjën rolin e këshilluesit. Ne nuk mund t’i themi një grupi 20 vjeçarësh se cfarë duhet të bëjnë.
Roli paternalist nuk më pëlqen shumë. Ata 20 vejçarë le të bëjnë eksperiencën e tyre, le të kërkojnë konviktet, kushte më të mira, tarifa më të ulta. Çdo njeri, si ne që na është dashur një kohë për të arritur në këtë përfundim, edhe ata duhet të kenë kohën e tyre për të kuptuar.
Duke u përballur si breza të mëparshëm, me këtë mal që mund të kërkosh t’i biesh me grusht por nuk të përgjigjen, edhe ata do të ndërgjegjësohen si një pjesë e jona se cfarë është ky regjim dhe oligarki”, u shpreh Bushati.

Lubonja thotë se studentët e kanë mundësinë për të bërë ndryshime të mëdha dhe se ata nuk duhen trajtuar si fëmijë.

” Studentët kanë sjellë ndryshime të mëdha në botë, nëse i trajtojmë si fëmijë, besoj se ata kanë pjekuri. Unë kam detyrën time, ta shpreh këtë mendim, është pritshmëri e imja. Me sa duket edhe studentët, janë pjellë e të njëjtës shoqëri siç jemi ne. Vërtetohet ajo shprehja e Konicës, që në Shqipëri, nuk ka të rinj, por disa njerëz që kanë lindur përpara dhe disa më mbrapa”.

/TPZ.AL/ 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here