Autoritetet italiane kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar në Riccini në kuadër të operacioneve antidrogë. I riu me iniciale M. S., po shiste lëndë narkotike pranë një klubi nate në zonë. Gjatë kontrollit, atij ju gjetën 4.80 gram kokainë dhe 1.725 euro para të gatshme, para të konsideruara si të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.