A do ta largojë “sulltan” Rama, “konkubinën” e Fatmir Xhafajt, nga “Harem Rilindja”?  

0
473
Nuk dihet, nëse Edi Rama, do ta shkarkojë apo jo nga posti i ministres, por dihet fakti, se edhe nëse nuk e heq, ajo nuk heq dorë nga fati i saj “Fate”, por edhe nëse e heq, Xhafaj, nuk ngelet pa “Barbi” tjetër, brenda kupolës “Rama”     Mbledhja e “Sulltanatit Rilindja”, nuk po bëhet për të shpëtuar shqiptarët, nga kriza sociale, ekonomike, psikologjike dhe emigrimi masiv, por për të mbrojtur pushtetin nga ikja, duke hequr disa “pashallarë e sulltanesha”, sa për të përligjur ekzistencën.

Në një listë, që ka dalë nga bodrumi, ku caktohen anëtarët e bandës “Rama”, po përmenden disa emra ministrash e drejtues partiak, të cilët janë caktuar të “kryqëzohen”, pak orë pas orës së ngjalljes së Krishtit, me qëllim, që të shpëtojë “Jezusi Rama”.

Ndër emrat që qarkullojnë, mungon Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ose “Barbi shpirtëror i Fatmir Xhafajt”, siç njihet ndryshe në PS, qeveri, në Ministrinë  e Brendshme, në Gardë dhe në qarqet e “piacës”, politike e mediatike shqiptare.

Paçka, se ajo nuk figuron në listën e “kurbanëve”, i pari Fatmir Xhafaj dhe të tjerët që e dinë, se “zonja e parë e drejtësisë”, është bërë ministre me pazar e ndikim të fortë të “mikut” të saj, po presin me ankth e kuriozitet, nëse do shkarkohet edhe Gjonaj.

Faktikisht, Rama ka patur projekt largimin e saj, qysh kur largoi Xhafajn, për shkak të një video seksi, me personazhe qejfi dyshen ministrore, që nxinte moralin e Xhafajt, të cilën e pranoi edhe “thinjoshi”, i shumë intrigave e skenarëve të “zinj” anti-Rama, me regji të qelbur, në vilën e Lalzit me 11 WC.

Edi Rama, nuk e “prenotoi” videon “Xhafaj”, për ta ndaluar “gjyshin qefli”, të bënte orgji brenda partisë e qeverisë, mbasi krejt “Saraji i rilindjes”, nga bashkëqeverisje është kthyer në kuplara bashkë-qejfi, ku “zogu” i njerit, është dhe i tjetrit.

Por “Mjeshtri Rama”, i nxori videon dhe e përzuri “princin e fronit”, nga posti ministror “blu” dhe nga qeveria “mavi”, për t’i bllokuar intrigat e sulmet, të porositura e financuara, nga çifti Kryemadhi-Metaj, organizuar prej tyre, për të krijuar diversion, çarje dhe përmbysje të kupolës Rama, më sinjale kurorëzimi Veliajn,

Aksionet policore “VIP”, të bëra jashtë planit të stukturës dhe pa dijeninë e kryeministrit, skenari i atentatit të vëllait të ish-deputetit socialist Ndoka në Lezhë, fill pas kërcënimeve e paralajmërimeve të dyshes Metaj-Berisha, por sulmet, kontrollet e arrestimet në “bazat” e Ramës, nuk ishin luftë kundër krimit, por skemë rrëzimi kundër Ramës e grupit të tij.

Fillimisht, “Don Zhuani” Xhafaj, tentoi ta quante “shpifje”, videon me “ohhh e ahhh”, duke e paraqitur si “montazh, të momenti konfidencial shoqëror”, pas bashkëpunimit të frytshëm në luftën kundër krimit”, si dy ministra, me detyrë njeri kapës i krimit, ndërsa tjetra ndëshkuese.

Gjithsesi, “monarku” i partisë e pushtetit, për të shpëtuar sundimin e tij, ka kërkuar nga “Jagot” Ahmetaj, Gjiknuri e Beqja, të mendojnë e caktojnë, se cilët “koka duhen prerë e hedhur në tepsi”, mbasi brenda kupolës së tyre, ka shërbestarë të çiftit presidencial./Pamfleti

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here