Sherr me grushta live në emision/ Deputeti dhe analisti pëleshen në studio…

0
166

Një sherr ka ndodhur në një emision live në Ukrainë. Shkak është bërë tema në lidhje me Rusinë dhe ndërhyrjet e saj në Ukrainë.

‘Sputnik’ raporton se deputeti ukrainas Igor Mosiyçuk është konfliktuar gjatë një transmetimi live në Tv Neës One me analistin dhe ekspertin e shkencave politike,  Aleksandr Semçenko.

Mosiyçuk akuzoi analistin Semçenko se paguhet nga lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadirov për të bërë propagandë për Rusinë.

Semçenko reagoi duke e quajtur deputetin të sëmurë mendor, çka bëri që ky i fundit ta sulmonte analistin.

Mosiyçuk më pas tregoi nga telefoni disa të dhëna dhe kërkoi që Semçenko të largohet nga studio.

Semçemko plotësoi kërkesën, por para se të largohej lëshoi disa akuza ndaj Mosiyçuk, i cili e ndoqi dhe e goditi nga pas.

Më herët gjatë këtij muaji, në një transmetim lavë u konfliktuan edhe deputeti Oleg Barna nga partia në pushtet me deputetin e partisë Svoboda, Yuriy Levçenko.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here