Pedagogët e Filologjikut u bashkohen kolegëve të tyre. Kërkojnë abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë

0
129

Pedagogët e Fakultetit e Historisë dhe Filologjisë, kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të studentëve. Me anë të këtij peticioni 51 pedagogët kërkojnë anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Në deklaratën e nënshkruar thuhet se ata janë të ndërgjegjshëm për problemet që ka sjellë Ligji për Arsimin e Lartë.

Pedagogët falenderojnë srudentët për guximin e tyre gjatë protestave disa ditore.
Në peticionin e firmosur prej tyre, 51 pedagogët kanë renditur 5 kërkesa.

Ata kanë theksuar se kanë katër vite që kërkojnë plotësimin e këtyre pesë kërkesave.

Deklarata e plotë

Tiranë, më 22.12.2018

Deklaratë e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës

  • Në vijim të qëndrimit mbështetës ndaj protestës së studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime, ne, pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë i falënderojmë ata për guximin dhe qëndresën qytetare.
    Të ndërgjegjshëm që problemet e sotme janë pasojë e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, Nr.80/2015, siç e kemi artikuluar që prej katër vitesh, kërkojmë:
    Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse.
    Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.
    Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj., për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.
    Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre , si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.
    Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime:
    Garantimi i të drejtave studentore
    Financimi i dijes
    Cilësia e mësimdhënies
    Demokratizimi i universiteteve
    Autonomia e universiteteve
    Rritja e transparencës
    Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës
    Vijojnë emrat:
    Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu, Elsa Skenderi, Ymer Ciraku, Edlira Kola, Merita Karaguni, Andri Hoxha, Enkela Begu, Lindita Xhanari, Migena Leskoviku, Juliana Marko, Meli Bregu, Andi Pinari, Holta Shupo, Albana Deda, Flora Koleci, Alban Tartari, Dhimitër Doko, Dhimitri Bello, Marin Haxhimihali.”
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here