Në pikën kufitare të Kapshticës, në ditët e fundit është regjistruar një fluks i lartë emigrantësh.
Vetëm dje kanë hyrë 6896 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa kanë dalë 2793.
Si pasojë e fluksit të lartë autoritetet doganore po punojnë me 7 sportele, 4 hyrje dhe në 3 dalje.
Numri i lartë i emigrantëve është diçka normale në këtë periudhë të vitit, pasi shumica e shqiptarëve që jetojnë në Greqi, kthehen në atdhe për të kaluar festat me të afërmit e tyre.